SPORT, 17 Tetor 2020, 20:05

Milani mposht Interin mes polemikave, Zoti i Milanos është Ibrahimoviç

Milani mposht Interin mes polemikave, Zoti i Milanos është

Milani ka marrë fitoren e katërt radhazi në Serie A dhe kjo shijon më shumë, pasi i regjistrua në derbi kundër Interit. Triumf me rezultatin 2-1 për skuadrën e Stefano Pioli, që me 12 pikë kryeson kampionatin në Itali.

Një ndeshje e luftura, me duele të shumta, sicc edhe pritej. Humbjen nuk e do askush në përballje të tilla, ndërsa triumfi moralisht të ndihmon shumë. Këtë herë Zoti i Milanos është Zlatan Ibrahimoviç, që e ka thyer tersin kundër Interit.

Dy gola të shënuar për katër minuta, fillimisht pas pritjes së penalltisë nga Handanovic dhe më pas kur Leao asistoi në mënyrë perfekte për të. Lukaku pa u mbyllur pjesa e parë e futi Interin sërish në lojë, teksa shifrat shkuan në 1-2.

Interi u mundua shumë që të barazonte dhe ishte më kërkues që Milani, madje në një moment edhe pretendoi për nëj penallti që do të hapë polemika. VAR i erdhi në ndihmë arbitrit dhe kuqezinjtë shpëtuan, pasi nga pika e bardhë do ishte e vështirë të ndalej Lukaku. 1-2, rezultat që nuk ndryshoi dhe Milani festoi triumfin në derbi.