SPORT, 23 August 2026, 15:48

Milan, për Rafael Leao ka ende shanse për kalimin të Roma, studiohet lëvizje e minutës së fundit

Ajo që për muaj të tërë dukej një lëvizje e pamundur, në ditët e fundit të merkatos në mënyrë të papritur u shndërrua në diçka të realizueshme. Për këtë arsye Roma nuk i ka humbur të gjitha shpresat për të sjellë Rafael Leaon në kryeqytetin italian.

Ky operacion do të zgjidhte dy probleme; Milani do të çlirohej nga portugezi që është gjithnjë e më i mënjanuar nga projekti i Ruben Amorim, ndërsa Gasperini do të kishte futbollistin ofensiv të krahut me shkëputje dhe shpejtësi që ai po e pret më shumë se një viti

Por kjo lëvizje nuk është e sigurt se do të realizohet. Për të parë Leaon te verdhekuqtë mungojnë disa pjesë që duhet të përputhen për të plotësuar mozaikun. Në radhë të parë, Milani nuk duhet të marrë oferta të tjera. Sondazhet nga Arabia dhe Turqia, pavarëisht propozimeve për pagë marramendëse, nuk e kanë joshur Leaon që ëndërronte një kalim në Premier League si hapin e radhës në karrierën e tij. Por nga Anglia askush nuk është bërë i gjallë deri tani. Kështu që vëmendja shkon te Roma që është në pritje të 24/48 orëve të fundit të merkatos.

Në fund të merkatos, me Leaon ende në radhët e Milanit, kërkesat e kuqezinjve mund të zbuten. Deri më tani, Cardinale ka qenë shumë i qartë për Leaon; do të largohet përfundimisht jo për më pak se 50 milionë euro. Verdhekuqtë shpresojnë që ta marrin futbollistin me kushte të tjera në tratativa të minutës së fundit. Ideja është për huazim me tarifë 4 milionë euro me detyrim blerjeje të kushtëzuar për 41 milionë për një vlerë totale prej 45 milionë euro.

Roma do të merrte përsipër gjithashtu edhe mbulimin e 80% të pagës së lojtarit për të respektuar kufirin maksimal të pagave prej 8 milionë euro bruto.