TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit në Serinë A, duke mposhtur 4-1 Monzën në “San Siro”. Zikaltërit siguruan tri pikët pas një pjese të parë të ekuilibruar, ndërsa shpërthyen në fraksionin e dytë me tre gola të shpejtë.
Interi kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Hakan Çalhanollu, i cili realizoi me një goditje të fuqishme nga distanca. Monza reagoi dhe barazoi para pushimit me Gustavo Varelën, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1.
Pas pushimit, skuadra e Cristian Chivut ndryshoi ritëm dhe mori menjëherë kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 48-të, Piotr Zielinski riktheu Interin në avantazh, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë Pio Esposito shënoi golin e tretë pas një aksioni të bukur të vendasve.
Golin e katërt e realizoi Yann Bisseck, me goditjen e tij që u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Interi pati edhe mundësi të tjera për të thelluar rezultatin, ndërsa Manuel Akanji goditi traversën me kokë.
Fitorja i jep Interit një start të fuqishëm në sezonin 2026/27, me kampionët në fuqi që treguan një fytyrë krejt tjetër pas pushimit. Ndeshja shënoi gjithashtu debutimin e mbrojtësit anglez John Stones me fanellën zikaltër.