SPORT, 22 August 2026, 12:45

Zyrtare/ Joao Pedro “blindon” Chelsea-n, rinovon kontratën deri në vitin 2034

Joao Pedro do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelsea. Futbollisti brazilian rinovoi me klubin londinez kontratën e tij edhe për 8 vjet të tjerë deri në 2034.

Joao Pedro u bashkua me Blutë e Londrës në korrik të 2025 nga Brightoni dhe pati një impakt të menjëhershëm në skuadër teksa e ndihmoi atë në fitoren e Botërorit të Klubeve teksa shënoi në gjysmëfinale dhe finalen e kompeticionit.

Forma e tij e mirë vijoi edhe gjatë sezonit me sulmuesin që shënoi 20 gola me fanellën e Chelsea në të gjitha kompeticionet, aq sa tërhoqi vëmendjen edhe të një klubi si Barcelona, por në fund Joao Pedro qëndroi në Stamford Bridge.

Pas nënshkrimit të kontratës, sulmuesi brazilian që këtë sezon do të mbajë fanellën me numrin 9 nuk e fshehu entuziazmin e tij për rinovimin e kontratës së tij.

‘Jam shumë i lumtur që nënshkrova kontratën e re me Chelsea-u shpreh Joao Pedri-gjithnjë kam ëndërruar të luaj për një klub të madh dhe për mua do të thotë shumë të lidhem me këtë klub për një kohë të gjatë. Të gjithë janë të emocionuar për këtë sezon. E dimë që mund të arrijmë shumë gjëra. Kemi një skuadër shumë të mirë, kemi një trajner që dëshiron të fitojë dhe që ka fituar tashmë’.