SPORT, 22 August 2026, 13:47

Formula 1/ George Russell fiton raundin e parë në Zandvoort, triumfon në Garën Sprint në Holandë

George Russell fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1, në pistën e Zandvoort, duke marrë fitoren e tretë në karrierë në garat Sprint.

Piloti britanik i Mercedes pati një nisje perfekte, pasi një ditë më parë kishte siguruar pole positionin për Sprintin. Russell arriti të ruante kryesimin gjatë gjithë garës dhe kaloi i pari vijën e finishit.

Gara u zhvillua në kushte të thata, ndërsa reshjet e shiut nisën vetëm pasi Russell kishte përfunduar Sprintin.

Në podium u ngjitën edhe Charles Leclerc i Ferrarit dhe Lando Norris i McLaren, të cilët u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Lideri i kampionatit, Andrea Kimi Antonelli, e përfundoi garën në vendin e katërt, duke lënë pas Oscar Piastrin e McLaren.

Në tetëshen e parë u renditën gjithashtu Max Verstappen, Lewis Hamilton dhe Pierre Gasly.