SPORT, 22 August 2026, 15:41

“Leao nuk është i rëndësishëm”, Amorim flet para ndeshjes së parë në Serinë A: Ka presion, qëllimi i Milanit është të fitojë titullin

“Leao nuk është i rëndësishëm”, Amorim flet

Milani do të luajë nesër në mbrëmje në transfertë kundër Torinos në ndeshjen e parë të Serisë A. Në prag të kësaj përballje, trajneri i kuqezinjve Ruben Amorim doli në konferencën e zakonshme për mediat.

“Nëse një lojtar si Çukvueze është i qëndrueshëm në atë pozicion, varet shumë nga mentaliteti i lojtarit. Në mbrojtje, karakteri gjithashtu ka rëndësi, dhe mendoj se ai i ka këto cilësi. Ai nuk është mbrojtësi tipik në Itali, në Itali, lojtari i pestë është më shumë një mbrojtës i krahut. Ne synojmë të mbrohemi me posedim, nëse nuk e ke këtë, është më e vështirë. Është e rëndësishme që të gjithë të ndiejnë përgjegjësinë e të qenit në Milan. Kardinale është gjithmonë aty, ai flet me të gjithë, stafin e kuzhinës, MilanLab, jo vetëm me lojtarët dhe trajnerin. Ai i kushton vëmendje çdo detaji.”

“Ndjenja e përkatësisë dhe familjes duhet t’u përçohet lojtarëve. Ata e kanë kuptuar se po përpiqemi të ndryshojmë mënyrën se si luajnë, me më shumë guxim. Shpejtësia e këtij projekti do të varet kryesisht nga rezultatet. Kemi blerë lojtarë të rëndësishëm dhe cilësorë që kushtojnë shumë dhe që janë në një moshë që u lejon atyre të rriten më tej. Ajo që na mungon tani është të jemi një ekip i vërtetë, një familje. Ndonjëherë kërkon aftësi teknike, por ka edhe gjëra të tjera. Ndonjëherë mendon se të kesh lojtarët më të mirë është e mjaftueshme për të fituar, por nuk është kështu.Që kur kam ardhur kam parë një organizim të shkëlqyer, të gjithë e vendosin klubin në vendin që i takon, gjithçka është e organizuar në mënyrë të përkryer.”

“Leao nuk është i rëndësishëm tani; gjëja e rëndësishme është ndeshja e nesërme. Ai nuk është gati për nesër. Por ai është ende një nga lojtarët tanë, edhe nëse nuk kam lajme për t’ju dhënë në lidhje me ndonjë largim të mundshëm. Gjëja më e rëndësishme është të jemi një ekip në çdo kohë gjatë lojës. Duke u mbrojtur dhe duke sulmuar së bashku. Duhet ta respektojmë idenë e dominimit të lojës. Qëllimi te Milani është gjithmonë të fitojmë Scudetton. Nuk e di se sa kohë do të duhet, por tifozët e presin këtë. Do të luftojmë çdo të diel, por duhet të jemi të sinqertë: ka një diferencë me Interin. Megjithatë, ne mund të mposhtim këdo. Presioni për debutimin është gjithmonë i njëjtë. Është gjithmonë kështu për një trajner, gjykohemi çdo ditë. Jam i lumtur që jam këtu dhe kam besim të plotë te lojtarët e mi, po bëhemi një ekip. Jam pak nervoz, por po punojmë mirë, mezi pres të luaj këtë ndeshje” përfundoi ai.