TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
VIDEO - Tubimi i Presidentit Meta
Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit të Republikës për të marrë pjesë në një tubim të organizuar prej tij.
Pjesëmarrësit e shumtë, kanë patur flamuj kuq e zi në duar.
Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në shesh, për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të ndalur atë që ai e quan, "grushtin e shtetit", që po bën Edi Rama dhe Rilindja.
Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur fjalën në tubimin e thirrur prej tij.
Meta tha se presidenti përulet vetëm para popullit dhe se e ka thirrur popullin sepse i ka shteruar të gjithë perpjekjet demokratike për të ndalur grushtin e shtetit.
“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zinj dhe popullit kuq e zi. Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze, që kërkon të shkatërrojë sovranitetin tuaj.
Neni dy i kushtetutës, thotë sovraniteti i përket vetëm popullit, ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion demokratik që ka mbetur në këtë shtet. Kur institucionet bien, ngrihet populli!
Dhe populli nuk futet në djep, si paratë e oligarkëve.
Ata kërkojnë rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese, që oligarkët e tyre të përfitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre të mbeten të pandëshkuara.
Jemi këtu, sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Nisim pranverën kuq e zi, unë si President dhe ushtar i parë i Republikës, kundër grushtit të shtetit“, tha Meta.
FOTO:
/TPZ.al/