AKTUALITET, 10 Qershor 2018, 17:20

Mijëra qytetarë me lot në sy, përcillet për në banesën e fundit legjenda Fadil Vokrri

Legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së shtunë. Pas ngushëllimeve dhe homazheve të shumta bëra sot edhe nga kuvendi i Kosovës, Vokrri u përcoll për në banesën e fundit, raporton “Telegrafi”.

 

Mijëra qytetar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, dhe mbarë Europa u mblodhën në lagjen Dragodan, në qytetin e Prishtinës. Me lot dhe mërzi të madhe miqtë, familjarët dhe sportdashësit i dhanë lamutumirën legjendës kosovare të futbollit.

vok3

Vokrri4