AKTUALITET, 10 Qershor 2018, 16:28

Aksident i rëndë në Bulqizë, i plagosuri transportohet me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Bulqizë, i plagosuri transportohet me
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Bulqizë sot kur një motor është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit të policisë dhe sipas informacioneve nga vendngjarja raportohet se drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.