TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot shënohet 140-vjetori i Lidhjes së Prizrenit dhe për nder të kësaj ditë të shënuar për historinë shqiptare janë zhvilluar aktivitete të shumta në Kosovë.
Në një aktivitet ku prezent ishte edhe presidenti Ilir Meta u shënua edhe një incient e për shmangien e të cilit u desh edhe ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas fjalës së Metës, në foltore u shfaq një grua e cila nisi të flasë e pa ftuar më parë.
Bëhet fjalë për një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës.
“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derallës, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore.
“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derallës”, shtoi ajo.
Fillimisht, reagoi Kadri Veseli, i cili tentoi të flasë me gruan, por ajo nuk e ndalte fjalimin e saj, më pas ndërhyri edhe Ramush Haradinaj, i cili bashkë me sigurimin larguan atë nga foltorja.
