AKTUALITET, 10 Qershor 2018, 16:50

S’bën pjesë në planet e trajnerit, Armando Sadiku nxirret në shitje nga Levante

S’bën pjesë në planet e trajnerit, Armando Sadiku nxirret
Armando Sadiku nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Levante-s për sezonin e ardhshëm.

‘Bomberi’ shqiptar i cili u transferua në Spanjë në muajin janar nuk e ka bindur trajnerin Paco Lopez dhe sipas prestigjiozes ‘Marca’ ai nuk do të jetë titullar sezonin e ardhshëm.

Levante pretendon të përforcojë sulmin me lojtarë si Boateng dhe Rogner ndaj do të dëgjojë ofertat që vijnë për shqiptarin.

Të ardhmen e Sadikut do ta vendosin ofertat që do të vijnë te Levante për kartonin e tij. Sigurisht nëse nuk ofrohet shuma e duhur, sulmuesi mund të qëndrojë, por qëllimi kryesor i Levantes është të gjejë blerës për të.