TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në protestën e një dite më parë në Fier, policia shpalli të paligjshme një parrullë kundër Edi Ramës. Ishte vetë shefi i policisë, Gazmend Shehu që nisi të griste i pari parullën kundër kryeministrit, duke provokuar përplasjen me protestuesit. Ndërsa tërhiqte parrullën dhe nxiste policët ta ndihmonin, ai dëgjohet të thotë ” Tërhiqe se është e paligjshme, tërhiqe se është e paligjshme”, siç duket në videon më poshtë:
https://youtu.be/EZQux8DDDLw
Por provokimi i protestuesve të PD-së dhe grisja e parrullave kundër Edi Ramës nuk janë veprime të rastësishme. Ky polic është filmuar në të shkuarën duke rrahur qytetarët dhe në vend të pezulohej, është ngritur në detyrë. Sali Berisha e përshkruan si një socialist të tërbuar, sipas një mesazhi që ka mbërritur në adresën e tij në rrjetet sociale.
“Sillet si gangster rrugve dhe e thot me mburrje se esht nje socialist i thekur dhe do bej si te doj ai derisa partia e tij esht n pushtet. Ju lutem denoncojini keta masakrenj se po na pin gjakun ne popullit te thjesht se jeni e vetmja shpres e jona per lirin e fjales ton. Me posht po ju dergoj dhe linkun ku famozi gazmend ose si njihet ndryshe ne qarkun e gjirokastres Gaz Shehu ka dhunuar qytetarin . Ju flm.dhe anonim ju lutem”