AKTUALITET, 10 Qershor 2018, 17:01

Kapet 2.5 ton kanabis në Itali, vinte nga Vlora

Kapet 2.5 ton kanabis në Itali, vinte nga Vlora

Një gomone e nisur nga brigjet shqiptare është kapur gjatë natës në Itali.

Kanë qenë motovedetat e Guardia di Financa të Brindisit që kanë pikasur gomonen dhe më pas e kanë ndjekur duke e kapur.

Brenda saj është gjetur jo pak, por 2.5 ton kanabis shqiptar.

‘Droga e kapur vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, që kontrollohen nga mafia lokale’, shkruajnë mediat italiane.

Qendra e GDF në Brindisi ka bërë të ditur se, nuk ka kapur dot trafikantët që ishin në gomone, pasi ata kanë mundur të arratisen.

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.