AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 16:59

“Migjeni fluturon drejt Italisë”, Genc Pollo: Si i dha Rama mikut 41% të aksioneve pa ‘hudh asnji lek’



Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, është shprehur se kryeministri Rama nuk ka deklaruar se 41% të aksioneve të avionit të dytë të flotës së Air Albanias që do të fluturojë drejt Italisë, i ka një miku i tij.

Pollo në një reagim të bërë në rrjetin social Facebook, shprehet se miku i kryeministrit Edi Rama ka marrë 41% të aksioneve pa investuar.

“Lali i Madh e ka pak bezdi të flasë për këto fakte”, shprehte Pollo me ironi duke iu drejtuar Ramës.

“Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon njê “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”.

Air France, Lufthansa, British Airëays e Alitalia janë themeluar fill pas L2B nga qeveritë përkatëse si kompani ajrore kombëtare me pronësi 100% shtetërore. Shefi i qeverisë së  Francë, Gjermanisë, Britanisë e Italisë, asokohe nuk do kishte menduar e jo më guxuar t’i falte aksione ndonjë “miku”.

Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në Air Albania”, është shprehur demokrati Pollo.