TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” Presidenten e organizatës ndërkombëtare “People to People International”, zonjën Mary Jean Eisenhower, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Atlanta të SHBA, Ambasadorin Theodore Roosevelt Britton.
Presidenti Meta u dorëzoi dy personaliteve të shquara amerikane titullin e lartë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e çmuar dhe të vazhdueshëm në promovimin dhe prezantimin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si drejtues të organizatës ndërkombëtare “People to People International”, që është e pranishme edhe në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Metës:
“I dashur Ambasador Theodore Britton dhe zonja Mary Eisenhower,
Familjarë të nderuar, miq dhe të ftuar!
Jam i gëzuar që kam mundësinë në cilësinë e Presidentit të Republikës të vlerësoj sot dy njerëz të shquar e të nderuar, një zotëri dhe diplomat të respektuar dhe një zonjë të nderuar, humaniste dhe partnere paqeje, e cila drejton një nga organizatat më të njohura në botë: ‘People to People International’, e themeluar nga gjyshi i saj, Presidenti amerikan Eisenhoëer, çlirimtari i Europës, i cili udhëhoqi forcat aleate që i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore.
Zonja Eisenhoëer dhe Ambasadori Britton nuk kanë nevojë për shumë prezantim, pasi ata janë njerëz që gëzojnë respekt të lartë e që nderohen në sferat e jetës ku janë përfshirë dhe angazhuar, veçanërisht si udhëheqës të “People to People International”, me prani edhe në vendin tonë.
Unë nuk pata asnjë hezitim kur gjeta propozimin në tryezën time për të vlerësuar këto dy personalitete me Dekoratën e “Nënës Terezës”, një nga medaljet më të larta që jepen në emër të humanistes me famë botërore, e cila ia kushtoi jetën e saj ndihmës për njerëzit në nevojë.
I dashur Ambasadori Britton,
Kontributi juaj shumë i vlefshëm si Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Shqipërisë në Atlanta të Shteteve të Bashkuara që nga viti 2006, detyrë që e keni mbajtur me nder dhe dinjitet, qenia anëtar i bordit të drejtuesve të ‘People to People International’, të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë si dhe në shumë organizata të tjera amerikane, por dhe arritjet që keni shënuar në jetën tuaj më inkurajuan t’ju vlerësoj me Dekoratën “Nënë Tereza”.
Ambasadori Britton ka treguar një interes të veçantë dhe mbetet një mik jetëgjatë dhe i vendosur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
Dekorata e sotme e “Nënë Tereza” është një vlerësim tjetër që i jepet atij nga një vend, që e do shumë por edhe që e respekton atë pa fund.