TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryendeshja e javës së 7 të Premier Leagues, ajo mes Çelsit dhe Liverpulit, e luajtur në “Stamfort Bridge”, në Londër, është mbyllur pa fitues, duke bërë që skuadra e Klopp të mbetet në krye të renditjes.
Eden Hazard shënoi në minutën e 25-të dhe i dha avantazhin Çelsit, por blutë e Londrës nuk arritën të mbyllin takimin dhe i dhanë mundësi Liverpoolit të reagojë në pjesën e dytë, në kërkim të golit të barazimit.
Pas disa rasteve mjaft të mira me Salah e Shaqirin, “The reds” gjetën golin në minutën e 89’, kur i sapofuturi Daniel Sturridge shënoi një gol spektakolar, dhe ruajti pathyeshmërinë e Liverpoolit për këtë sezon futbollistik.
Minutat e mbetura nuk prodhuan ndryshim rezultati, ndërsa tashmë Liverpuli ndan kreun e renditjes me Manchester Sitin me nga 19 pikë, të ndjekura pikërisht nga Çelsi me dy pikë më pak, 17 dhe Tottenham e Arsenal me nga 15 pikë.