AKTUALITET, 29 Shtator 2018, 20:51

I riu shqiptar në Itali kapet me kokainë në “Toyota Yaris”

I riu shqiptar në Itali kapet me kokainë në “Toyota

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar me banim në Asti, pasi u kap me 11 doza kokaine.

Siç raportojnë mediat italiane 23-vjeçari shqiptar u kap në Sarcino në provincën e Bergamos.

Arrestimi i tij u bë të premten gjatë një kontrolli policor në automjetin Toyota Yaris, me të cilin shqiptari po udhëtonte.

23-vjeçari u arrestua dhe u transferua në Komandën Provinciale të Karabinierëve për procedura të mëtejshme ligjore.