AKTUALITET, 29 Shtator 2021, 13:00

Meta i akordon dekoratën e lartë Saimir Hoxhës: Nuk kurseu as jetën e tij në luftën kundër krimit

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ditën e sotme Dëshmorit të Atdheut Saimir Hoxhës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, një ditë pasi ai u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa ndodhej në krye të detyrës.

“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në dekretin e presidentit Meta.

Në pallatin e Kongreseve pak pas orës 12:00 të mesditës së sotme kanë nisur homazhet në nder të nënkomisarit.

Në ceremoni ka marrë jetë edhe babai i tij 85-vjeçar i cili i prekur ka deklaruar: “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.