AKTUALITET, 29 Shtator 2021, 09:45

Arrestimet në Zyrën Arsimore të Dibrës, SPAK jep detaje: Dy të prangosur

Arrestimet në Zyrën Arsimore të Dibrës, SPAK jep detaje: Dy

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje për operacionin e një dite më parë në Zyrën Arsimore Dibër.

Mësohet se janë arrestuar dy persona.

SPAK sqaron se gjithçka ka nisur, pasi një person, i identifikuar në dosje si H.SH ka dashur të fillojë punë si mësues.

Për këtë arsye ai ka kontaktuar me F.F,. punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar kundrejt shpërblimit që ti sigurojë ndikim te drejtuesit e Zyrës Arsimore, në mënyrë që H.SH të punësohet si mësues.

Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga shtetasi H.SH kundrejt F.F kanë ndërhyrë punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.