TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak minuta pasi ka zhvilluar një takim në Presidencë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku në qendër të bisedës ishte manifestimi i mbrëmshëm, Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një tjetër shënimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ‘është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit’
‘Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim!
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.
Falenderim dhe mirënjohje të gjithëve!’