AKTUALITET, 3 Mars 2020, 20:00

Përfundon takimi Meta-Basha në Presidencë

Përfundon takimi Meta-Basha në Presidencë

Përfundon takimi mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi i zhvilluar në Presidencë ka zgjatur rreth 60 minuta dhe vjen një ditë pas manifestimit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në fokus të bisedës Meta-Basha, ka qenë kriza institucionale dhe dekreti presidencial për kushtetuesen. Nuk dihen më tepër detaje nga ky takim i zhvilluar larg vëmendjes së medias.