TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Penale në Korëë ka rrëzuar pretendimet e të gjitha palëve ndërsa vendosi kalimin në gjykim vrasjen e Altin Balliut me akuzën e vrasjes me paramendim.
Prej më shumë se një viti dosja e vrasjes së Balliut ishte kthyer në “mollë sherri” midis gjykatës dhe organit të akuzës.
Gjykata e Korçës ktheu dy herë çështjen për rihetim pasi konstatoi mangesi në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pati edhe një “luftë” mes gjykatës dhe prokurorisë.
Kjo e fundit e akuzon Olger Mustafën për “Vrasje me dashje”, ndërsa familjarët dhe avokati i viktimës pretendojnë se duhet të bëhet klasifikimi i akuzës në “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, duke vënë në rrezik shumë njerëz”.
Ndonëse gjykata riktheu çështjen me argumentin se hetimet ishin të paplota, këtë të marte ka vendosur të rrëzojë pretendimet e të dyja palëve.
Më herët familjaret e viktimes hodhën akuza të renda ndaj prokurorit Edmond Shyta se po favorizonte vrasësin e ngjarjes së rëndë.
Vendimi i sotëm i gjykatës ka bërë që motra e të ndjerit të shpërthejë në lot dhe dhimbje për padrejtësinë ndaj vëllait të saj.
Ngjarja u regjistrua në janar te vitit të kaluar ku Olger Mustafa vrau me Altin Balliun në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës.