TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka shigjetuar gjyqtarin Sokol Sadushi si zyrtarin e lartë që është përfshirë në dosjen “Mezhgorani”, i cili kishte premtuar favore të paligjshme, konkretisht në lirimin e dy vëllezërve Aliko që janë në burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Në një reagim zyrtar, PD-ja shkruan se meqë Ardian Dvorani nuk është zyrtari i lartë, emri i të cilit nuk zbulohet as nga policia dhe as nga Prokuroria, atëherë Sokol Sadushi duhet të japë sqarime për pozicionin e tij.
Partia Demokratike:
Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë.
Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.
Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.
Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.
Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!