AKTUALITET, 3 Mars 2020, 19:09

“Populli kuqezi është zgjuar”, Meta publikon pamjet e Bulevardit plot njerëz: Demokracia rrezikohet, kur pushteti shtyp vullnetin e popullit

“Populli kuqezi është zgjuar”, Meta publikon pamjet e

Presidenti Ilir Meta publikon pamje nga manifestimi i mbrëmjes së kaluar, ku shihet bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur plot njerëz.

Përbri pamjeve, Kreu i Shtetit jep mesazhin e fortë se demokracia nuk rrezikon kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti kërkon të shtypë vullnetin e popullit.

“Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese. POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR! ?? #PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2759380734181485/