TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë të ditur kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit dhe se çdo shtyrje përtej kësaj date është një imponim i Rilindjes që kërkon të shkatërrojë marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë.
‘Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i mareveshjes mes opozites dhe pales se qeverise.
Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne bashkimin europian.
Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore ne keshillin Politik.
Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjiken e faktit te kryer eshte loje, qe i ka dale boja.
Bllokimi i reformes ka si qellim te deshperuar bllokimin e zgjidhjes politike, qe nxjerr vendin perfundimisht nga kriza shkaterrimtare.
E gjithe pergjegjesia per bllokimin e reformes zgjedhore bie vetem mbi Edi Ramen dhe rilindjen.’-shkruan Vasili.