AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 14:46

Meta dekreton datë të re për zgjedhjet, reagon Rama: Çmenduria e dytë, mëshirojeni!

Meta dekreton datë të re për zgjedhjet, reagon Rama:

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas dekretimit të një date të re zgjedhjesh, nga Presidenti i Republikës. Në një konferencë për shtyp, Meta lajmëroi dekretin, që parashikon zhvillimin e zgjedhjeve në 13 Tetor.

Në reagimin e tij, Rama e quan një çmenduri të dytë, dekretin e Presidentit dhe thotë se qytetarët duhet ta mëshirojnë.

"A ju thashë prisni çmendurinë e dytë?Tani thjesht mëshirojeni Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH", shkruan Rama.

/TPZ.al/