TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka lajmëruar datën e re të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Meta u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në 13 Tetor 2019.
Presidenti ka cituar dy arsye për vendimin e tij. Së pari, kjo është data më e afërt se kur mund të mbahen zgjedhjet lokale dhe së dyti ky vendim, sipas Metës, lidhet me aspiratën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.
"Dua ta nis këtë konferencë të veçantë shtypi duke iu njohur me dekretin për datën e re të zgjedhjeve vendore që është 13 tetori. Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje vendore. Arsyeja e pare është kjo. Arsyeja e dytë, sikurse e kam nënvizuar dhe kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore’, tha Presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë, mazhoranca, me në krye Edi Ramën, po marshon e vetme drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/06/27/meta-dekreton-date-te-re-per-zgjedhje-reagon-rama-cmenduria-e-dyte-meshirojeni/