AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 17:32

Norvegjia feston në Durrës, Shqipëria s’e pengon dot

Norvegjia feston në Durrës, Shqipëria s’e pengon dot

Shqipëria U19, e drejtuar nga Erjon Bogdani, është mundur edhe nga Norvegjia, që i është gëzuar në fund kualifikimit në Elite Rounde. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në pjesën e parë nga Botheim.

Kuqezinjtë ishin mposhtur nga Ukraina dhe Sllovakia më parë, ndërkohë që sot me Norvegjinë kuqezinjtë u munduan të marrin një pikë. Një gabim i bërë në mbrojtje në minutën 30-të u shfrytëzua nga nordikët, që realizuan përmes Botheim. Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin minimal 0-1 në favor të Norvegjisë.

Në të dytën kuqezinjtë u munduan të bëjnë diçka dhe të barazojnë, por nuk ia dolën dot. Norvegjia iu gëzua fitores, pasi u ngjit në vendin e dytë me tre pikët e marra. Sllovakia, që i kish fituar dy ndeshjet e para, u mposht me rezultatin 4-1 nga Ukraina dhe u eliminua.

KUALIFIKUESET E EUROPIANIT – GRUPI 8

E martë, më 16 tetor, ora 14:00

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Shqipëri-Norvegji 0-1

Shënues: Botheim 30’