AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 14:17

Mësuesi bën për spital drejtorin e shkollës

Mësuesi bën për spital drejtorin e shkollës

Mësuesi 32 vjeçar me iniciale E.XH banues në fshatin Podgorie të Maliqit ka ushtruar dhunë ndaj drejtorit të shkollës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën e mesme të Podgories, ka qenë vetë drejtori 43 vjeçar me iniciale A.B, ai që ka denoncuar mësuesin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

• E.Xh, 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë mësues në shkollën e mesme të fshatit Podgorie, për shkak të detyrës, në ambjentet e saj, dyshohet se ka goditur Drejtorin e shkollës shtetasin A.B, 43 vjeç, banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazuar në nenin 237 të Kodit Penal. TPZ.AL