AKTUALITET, 2 Shkurt 2019, 21:30

Mesi nuk mjafton, Valencia ndal Barçën, Sociedad fiton derbin bask!

Mesi nuk mjafton, Valencia ndal Barçën, Sociedad fiton derbin bask!

Valencia konfirmohet edhe njëherë si një skuadër që gjithmonë i prish punë Barcelonës.

"Los Che" ndalën hovin e blaugranave në La Liga me Barçën që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në Camp Nou me Valencian.

Në një ndeshje spektakolare dhe me emocione pafund, skuadra e Ernesto Valverdes e pa veten në disavantazh të dyfishtë pas golave të Gameiro dhe Dani Parejos me penallti, megjithatë me 11-metërsh të realizuar nga Mesi, Barça rihapi sfidën.

Me rezultatin 1-2 dhe me shumë polemika për vendimet e gjyqtarit përfundoi pjesa e parë ndërkohë që fraksioni i dytë nisi me një pritje fantastike të Netos ndaj Messit dhe me dy raste të pabesueshme të humbura nga Rodrigo për miqtë në minutat 60 dhe 63.

Atë që nuk bëri dot Rodrigo Moreno e bëri Messi pak sekonda më vonë me një gol spektakolar nga distanca. Goditja e argjentinasit nuk i dha asnjë shans Netos që nxorri topin nga rrjeta. Barazimi nuk kënaqte asnjë prej dy skuadrave por deri në fund si Barcelona ashtu edhe Valencia shpërdoruan shumë për të ndarë nga një pikë.

Nëse Atletico e Madridit fiton të dielën në transfertën ndaj Real Betis, atëherë diferenca me Barçën shkon në vetëm 3 pikë. Skuadra e Marcelino Garcia Torral megjithatë është kthyer në shinat e duhura dhe tashmë ëndërron vendin e 4-t.

Buzëqesh edhe Real Sociedad që fitoi derbin bask pasi mposhti në Anoeta 2-1 Real Sociedad me golat e Oyarzabal dhe Ëilliam Jose, ndërsa për Bilbaon realizoi Raul Garcia.