AKTUALITET, 2 Shkurt 2019, 18:19

Kalonin klandestinë drejt SHBA-së, 30 në pranga, pesë në kërkim

Kalonin klandestinë drejt SHBA-së, 30 në pranga, pesë

Pas një operacioni të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë janë arrestuar sot 30 persona, të cilët falsifikonin dokumente dhe kalonin ilegalisht qytetarët drej SHBA-së dhe Kanadasë.

Grupi përbëhej nga 35 persona, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të jenë ende në arrati së bashku me kokën e grupit i identifikuar me iniciale G.B. Arrestimet janë kryer në Shqipëri dhe në disa vende të tjera. Destinacioni i klandestinëve ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve të përfshirë në veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikut të klandestinëve përtej oqeanit.