TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hendeku i pagave mes grave dhe burrave vazhdon në Zvicër. Sa më i lartë të jetë funksioni i kuadrove, aq më i madh është dallimi në paga. Sipas rezultateve të Zyrës Federale të Statistikave (FSO), gratë në sektorin privat fituan mesatarisht 19.6% më pak se homologët e tyre burra.
Bëhet fjalë për vitin 2016, ndërsa në vitin 2014 ishte 19.5%. Dallimet e pagave janë pjesërisht për shkak të faktorëve strukturorë, siç janë arritjet arsimore, numri i viteve të punës ose funksioni ekzekutiv, shkruan Albinfo.ch.
Sidoqoftë, sa më i lartë pozicioni i kuadrove, aq më i madh është dallimi në paga gjinore mes grave dhe burrave.