AKTUALITET, 2 Shkurt 2019, 21:26

Napoli rikthehet te fitorja me Hysjan titullar, Quagliarella humb takimin me historinë!

Napoli rikthehet te fitorja me Hysjan titullar, Quagliarella humb takimin me

Pas barazimit ndaj Milanit në kampionat dhe eliminimit nga Kupa e Italisë pikërisht nga kuqezinjtë, Napoli i Carlo Ancelottit u rikthye te fitorja në Serie A, pasi mposhti lehtësisht 3-0 Sampdorian në San Paolo.

Me Elseid Hysaj të rikthyer në formacionin titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, napoletanët zhbllokuan shifrat në minutën e 25-të me sulmuesi polak Milik. Një minutë më vonë Insigne dyfishoi shifrat ndërsa fitoren e Napolit e vulosi Simone Verdi me penallti pak përpara fundit të takimit.

Sampdoria krijoi disa raste për gol por pa mundur të shënojë dot me Fabio Quagliarellan që nuk arriti dot të vendoste një rekord personal pasi ashtu si Batistuta edhe sulmuesi i Napolit e gjeti rrugën e rrjetës në kampionat në 11 ndeshje radhazi pa mundur ta çojë dot në 12.