TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama hodhi sot në rrjetet sociale të tij ushqimin e përditshëm të propagandës duke publikuar disa pamje nga Manza ku banorët ishin sistemuar në kontenierë që kishin madje dhe kondicioner. Rama dukej në pamje i shoqëruar nga zv ministrja Ornela Çuçi që dikur u bë e njohur me thtirrjet për të imortuar plehra në Shqipëri, dhe të dy dialogonin sikur gjithçka shkonte vaj.
Por ka mjaftuar një mundim i vogël, një angazhim minimal prej gazetarësht të vërtetë, për të nxjerrë bllof prapagandën qeveritare.
ABC News, ka shkuar në këtë zonë, dhe konstatoi, se vec pak familjeve në kontenierë, 10 metra më tutje, 35 familje të tjera kaluan natën mes baltës e shiut. Madje në çadër, prej 12 ditësh, është dhe një familje me një foshnjë 2 muajshe.
“Erdhi te kontenierët, bëri ca filmime dhe iku. Ne e pritëm, me shpresën se do vinte të na shikonte, në çfarë kushtesh jetojmë” i thote gazetarëve një banore.