AKTUALITET, 7 Dhjetor 2019, 19:19

Agron Shehaj: Koncesioni Milot-Balldre u anullua pas denoncimit të opozitës

Agron Shehaj: Koncesioni Milot-Balldre u anullua pas denoncimit të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në një shënim të tijin në rrjetet sociale, e konsideroi anulimin e koncesionit me vlerë 360 milionë euro të rrugës Milot-Balldren nga ana e qeverisë, si rezultat i denoncimit dhe presionit të opozitës, në atë që e ai quajti një "mashtrim i paralajmeruar i Milot-Balldren", dhe se "e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni".

"Sot, fatmirësisht kjo mega aferë ka deshtuar. Sepse edhe bankat e panë qartë që kontrata e koncesionit kishte pasaktësi dhe tregues të falsifikuar financiar", shkruan Shehakj.

Postimi i plotë i Shehajt

Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldrene

Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.

Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.

Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit./TPZ.al/