AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 22:04

Shqipëria heq dorë nga ‘Çamëria’, Greqia nga ‘Vorio Epiri’, reagon ministri Bushati

Shqipëria heq dorë nga ‘Çamëria’, Greqia nga

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka konsideruar spekulime të shtypit grek lajmet se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është diskutuar për çështjen çame. Sipas tij me heqjen e ligjit të luftës, diskutohet edhe çështja e pronave. Deklaratat Bushati i bëri gjatë një takimi ne Forumet UET. I pyetur për raportimet se pala shqiptare ka rënë dakord me palën greke që të heqin termat ‘Çamëri’ dhe ‘Vorio Epir’, ministri i Jashtëm tha se s’ka lidhje mes këtyre të dyjave dhe se çdo gjë tjetër është spekulim i mediave.

“I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë në vështrimin tonë është i ndarë në tre shporta apo kategori. Çështjet që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, duke filluar nga ligji famë keq i luftës që është ende në fuqi në Greqi. Për të cilin kemi thënë që kur e kemi vendosur në tavolinë këtë çështje që nuk ndjejmë kërcënim nga ana e Greqisë. Jemi dy vende anëtare në NATO, por nga pikëpamja politike do të kishte efekte të mëdha psikologjike për marrëdhëniet mes vendeve tona, e para kjo dhe e dyta ka efekte ligjore për shtetasit shqiptarë që i është konfiskuar prona mbi bazën e këtij dekreti. Për shtetin shqiptar pronat e të cilit janë vendosur nën sekuestro mbi bazën e këtij dekreti dhe për shtetasit që i përkasin pakicës kombëtare greke të cilëve gjithashtu i janë sekuestruar pronat mbi bazën e këtij dekreti. Brenda kësaj shporte ne kemi disa çcështje. Kemi ligjin e luftës, kemi çështjen çame, kemi çështjen që ka të bëjë me të rënët e ushtarëve grekë gjatë Luftës Italo-Greke në Shqipëri e kështu me radhë. E para ka lidhje me kufizimin e zonave detare, e dyta ka të bëjë me mirëmbajtjen e kufijve ekzistues tokësor me mirëmbajtjen e piramidave dhe menaxhimin e incidenteve kufitare, sepse në të shkuarën ne kemi vënë re që ka pasur shumë incidente në këtë drejtim”, tha Bushati.