AKTUALITET, 5 Janar 2019, 20:54

Mesazhi/ Dhori Kule braktis studentët, nuk ndërhyn për të larguar policinë

Një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik, koordinatorë të protestës, nuk janë lejuar mbrëmjen e sotme të futen në ambientet e fakultetit.

Ata janë penguar fillimisht nga rojet private dhe më pas nga forca të policisë së shtetit.

Rojet u thanë studentëve se kishin urdhër nga dekani Dhori Kule, për të mos i lejuar që të futen në fakultet.

Pas kësaj, vetë studentët i kanë dërguar mesazh dekanit Kule, për t’i kërkuar leje, por ai nuk u ka kthyer përgjigje edhe pse e ka lexuar SMS-në.

dsafsfs

/Lapsi.al/