TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neutralizohet autori i ngjarjes se rende ne Belgjike. Një burrë mori peng nje grua dhe gjate nderhyrjes se policise, teksa raportohet se therriti “Allahu Akbar” ka nisur te shtenat duke qëlluar dy oficerë të policisë dhe nje kalimtar në qytetin belg të Liezit, njoftojne mediat belge.
Policia i tha BBC se sulmuesi ishte “neutralizuar” dhe se situata tani është nën kontroll.
Nga hetimet e para rezulton se dy policët ende te paidentifikuar janë vrarë jashte ambienteve te nje shkolle ne pjesen lindore te Belgjikes.
Autori hapi zjarr ndaj punonjësve të policisë në qytetin e Liezhit, rreth orës 10.30 në orën lokale dhe mori peng një grua brenda shkollës.
Një polic i tretë dhe një civil thuhet gjithashtu u plagosën gjatë shkëmbimit te zjarrit pranë L’athénée Léonie de Waha, një shkollë e mesme.
Faqja e internetit lokale të lajmeve DHnet.be raportoi se autori kishte bërtitur ‘Allahu Akbar’ kur nisi te shtenat, thone burime policore. Rrëmbyesi u neutralizua në orën 11 të mëngjesit.