BOTA, 28 Maj 2018, 13:04

Italia në kaos/ Presidenti nuk pranon ministrin “anti gjerman”. Bie kryeministri i sapo emëruar

Italia në kaos/ Presidenti nuk pranon ministrin “anti gjerman”.

Italia ka hyrë në krizë politike pasi presidenti i këtij shteti, Sergio Mattarella, nuk ka miratuar propozimin e partive populiste për zgjedhjen e Paolo Savonas në postin e ministrit të ekonomisë, duke rrezikuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ky hap i presidentit italian më 27 maj ka detyruar të përzgjedhurin e populistëve për kryeministër, Giuseppe Conte, të heqë dorë nga përpjekjet për të formuar qeverinë e re. Në një fjalim kombëtar, Mattarella ka thënë se ai ka refuzuar të emërojë 81-vjeçarin Savona me arsyetimin se ai do të kishte ndikim negativ në tregun financiar dhe ekonominë italiane. Savona e ka cilësuar euron si “kafaz gjerman” duke thënë se Italisë i duhet një plan për të larguar këtë valutë “nëse është e nevojshme”. Ministri i Ekonomisë “gjithmonë krijon mesazh besimi ose alarmi” për tregjet financiare”, ka thënë Mattarella.

Ai ka shtuar se ka kërkuar ndonjë person që “nuk do të provokonte në mënyrë të pashmangshme daljen e Italisë nga euro”. Por ky qëndrim ka ngjallur rreagimin e përbashkët të dy liderve populistë Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvini, kreu i Legas së veriut të cilët kanë deklaruar se do ti qëndrojnë deri në fund vullnetit të popullit.

Pa dyshim që tërheqja e Giuseppe Conte është shprehje e vullnetit të tyre. Ai qe një zgjedhje kompromisi mes dy partive populiste që nuk donin ti jepnin njëra tjetër postin e kryeministrit.

Ai u zgjodh pas hartimit të një programi të përbashkët (shiko poshtë) i cili u cilësua si një projekt që do ti jetpe fund politikave të kursimit, do të shtonte borxhin dhe do të kalonte kufirin e famshëm të deficitit mbi 3 % të aplikueshëm për të gjitha vendet e BE. Edhe emërimi në drejtimin e ekonomisë dhe financave, i Paolo Savonas do të bëhej me këtë filozofi, prandaj ai u këndërshtua nga presidenti Matarrella. Tani zgjidhjet janë ose krijimi i një qeverie teknike të emëruar nga presidenti që do ta shpinte Italinë në zjedhje të reja, ose një zgjidhje tjetër kompromisi mes matarellës dhe dy liderve populistë Luigi Di Maio, kreut të Lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvinit, kreut të Legas së veriut. Në rast të zgjedhjeve të reja ish kryeministri Masimo D’Alema ka parashikuar: “nëse vendi shkon në zgjedhje për rrefuzimin e ministrit të ekonomisë, lega dhe 5 yjet do të fitojnë 80%”.