TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koreja e Veriut ka hedhur në erë tunelet e testeve berthomore, si nje mase paraprake për të ulur tensionet rajonale, raporton BBC. Veprimi vjen nderkohe qe Kim Jong un ka premtuar denuklearizimin, por nderkohe vijojne replikat ne distance lidhur me takimin me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Gazetarët e huaj në vendin e testimit bërthamor Punggye-ri thanë se ata pane me syte e tyre shpërthimin e madh.
Veriu u shpreh i gatshem të shkatërronte këtë zonë në fillim të këtij viti në kuadrin e një ofrimi diplomatik të Koresë së Jugut me SHBA-në.
Por shkencëtarët besojnë se pjesërisht ai u shkatërrua pas testit të fundit në shtator të 2017-ës duke u bërë i papërdorshëm.
Inspektorët e pavarur nuk u lejuan të merrnin pjesë në çmontim në malin verilindor të vendit.
Tunelet u shembën në një seri shpërthimesh përpara rreth 20 gazetarëve të zgjedhur ndërkombëtarisht. Dy shpërthime thuhet se janë kryer në mëngjes dhe katër pasdite.
reporteri i Sky News, Tom Cheshire ishte në mesin e gazetarëve të pranishëm. Ai tha se dyert e tuneleve ishin me “tela kudo”.
“Ata numëruan tre, dy, një, e pastaj ndodhi një shpërthim të madh, aq i forte sa u ndje. Pluhuri erdhi afer, nxehresia dhe zhumra shume e forte” tha ai.