TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për CNN, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka deklaruar se Europa po merret nën kontroll nga “forcat e errëta”. Ajo është shprehur se Gjermania duhet të përballet me këto “forca të errëta”, që sipas saj po gjejnë mbështetje në shumë pjesë të tjera të botës.
“Në Gjermani, natyrisht, ato gjithmonë duhet të shihen në një kontekst të caktuar, në kontekstin e së kaluarës sonë, që do të thotë se ne duhet të jemi shumë më vigjilent se të tjerët”, tha ajo.
Duke folur ekskluzivisht për CNN Christiane Amanpour një ditë pas zgjedhjeve evropiane, Merkel tha se duhet të përballen me “spektatorët e së kaluarës”.
Merkel,ka qenë kancelar për më shumë se 13 vjet dhe ka tejkaluar shumë liderë globalë dhe ka marrë shumë përgjegjësi për valën populiste të Evropës,.
Kancelarja përsëri mbrojti vendimin e saj për të lejuar gati 1 milion refugjatë në Gjermani, duke thënë se mënyra më e mirë për të menaxhuar imigracionin pas krizave, si ato në Siri dhe Irak, nuk është të “mbyllnim veten nga njëri-tjetri”, por të jenë më “vigjilentë” për t’u siguruar që refugjatët që ikin nga këto vende janë nën kujdes.