BOTA, 22 Maj 2019, 18:12

“Ndrangheta” dhe jo vetëm, si po e përdorin mafiat kryeqytetin e modës, Milanon për të pastruar para

“Ndrangheta” dhe jo vetëm, si po e përdorin mafiat


Nga dritaret e katit të njëzetë të qendrës “World”, një nga grataçelat më të vjetra të Milanos, shihet në 360 gradë anorama e këtij qyteti.

Kushinë, finesë, elegancë që vihet re që nga mënyra e zgjedhjes së tavolinave në restorant, karriget prej lëkure e shumë detaje të tjera e bëjnë këtë vend, një nga më luksozët.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, restoranti quhet “Unico” dhe unike është edhe historia e tij. Prej tre vitesh, që prej muajit prill të vitit 2016, dyshohet se pas investimeve luksoze të këtij lokali qëndron mafia famëkeqe kalabreze “Ndrangheta”.

Dhe ky nuk është biznesi i vetëm, pas të cilit qëndron mafia.

Panorama.it shkruan se gjatë vitit 2018 janë mbyllur gjithashtu edhe një disko dhe një kompani farmaceutike, pasi dyshohet se të ardhurat e tyre vinin në mnëyrë të jashtëligjshme.

Në artikullin e medias italiane shkruhet gjithashtu se në relacionin e fundit të dërguar në Parlament në shkurt të këtij viti, Drejtoria Investigative Antimafia (DIA), vetëm në rajonin e Lombardisë, janë evidentuar 507 tentativa për grabitje, 30 raste të dhënies së parave me fajde dhe 381 raste të pastrimit të parave.

Këto të fundit janë kthyer në investime të konsiderueshme në biznese dhe institucione tregtare dhe kjo gjë ka bërë që Prokuroria e Milanos të vihet në alarm.

Qendrat e mëdha tregtare apo restorantet luksoze tërheqin edhe një klientelë të pasur me biznesmenë, sportistë dhe shumë njerëz të famshëm.

“Kjo shërben për të krijuar rrjetin që pasuron akoma më tej grupet kriminale,”- shprehet Alessandra Dolci, zëvendësprokurore dhe drejtuese e Drejtorisë Antimafia në Milano.

Vetëm në vitin 2017 janë mbyllur plot 11 bare dhe ristorante me të ardhura të dyshimte. Në 2018-n numri i bizneseve shkoi në 14, ndërsa vetëm muajt e parë të këtij viti janë mbyllur 9 të tillë.

Ajo që theksohet më tej në artikull është edhe mënyra se si është lehtësuar hapja e një biznesi në Milano. Anulimi i licencave për bizneset zëvendësimi i tyre me lejet SCIA (Sinjalizim i Certifikuar për Nisje Aktiviteti), bën që të përfitojnë edhe njerëz që nuk duhet nga hapja e një biznesi.

Kjo gjë u vendos nga qeveria “Monti” në vitin 2011.

Gjithsesi Komuna e Milanos ka nisur të marrë mas anë bashkëpunim me prefekturën, pavarësisht se ‘liberalizmi i tregtisë’ shihet si një pengesë.