TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video-skandal tronditi Austrinë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Por kush qëndron pas këtij publikimi, që shënjestronte një politikan të rëndësishëm të ekstremit të djathtë? A ishte kjo një goditje e qëllimshme ndaj ekstremistëve të djathtë përpara zgjedhjeve europiane? Gjurmët duket se të çojnë në Gjermani.
BILD
Një tjetër gjurmë në çështjen e video-skandalit, që shkaktoi krizë qeveritare në Austri.
Pas publikimit të përgjimit të ish-zëvendëskancelarit dhe ish-kreut të Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache të premten, në mediat sociale po diskutohet fort se kush qëndron pas videos dhe publikimit të saj.
Siç bën me dije gazetari Daniel Laufer, i ‘Badischen Zeitung’, një llogari e quajtur ‘Kurzschluss14’ u hap në Twitter qëllimisht pak përpara publikimit të videos nga ‘Spiegel’ dhe ‘SuedDeutsche Zeitung’.
Ndjekësi i parë i saj ishte Qendra për Bukuri Politike, me rreth 70 artistë aktivistë. Nga ky grup u bë e ditur se ata janë përfshirë në aksionin për videon e Strache.
Edhe roli i komedianit të njohur gjerman, Jan Boehmerman, që kishte aluduar për këtë video përpara publikimit të saj, përshtatet me teorinë: në të kaluarën, Boehmermann ishte mbështetës i Qendrës për Bukuri Politike dhe mund të ketë mësuar për ekzistencën e saj përmes lidhjeve të tij.
Mediat austriake spekulojnë se qendrës i kishte ardhur materiali dhe ajo e shpërndau. Megjithatë, veprimet e të shkuarës tregojnë se QBP ka kapacitetet dhe buxhetin për një video të tillë. Prej vitit 2009, grupi ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me veprimet e tyre politike.
Në vitin 2017 ata shkaktuan mjaft trazim kur ndërtuan një kopje të Memorialit të Holokaustit në Berlin, pranë banesës së politikanit të ekstremit të djathtë, Bjoern Hoecke. Ai e kishte quajtur më herët memorialin një ‘monument të turpit’.
Por gazetari i njohur austriak, Armin Wolf dyshon në ndikimin e QBP. “Videoja dyshohet se iu është afruar para disa muajsh disa ndërmjetësve mediatikë për shuma të mëdha parash. Por askush nuk e bleu ose nuk e pa në atë kohë,” shkruan Wolf. Por në të kundërt, QBP nuk vepron me pagesë.