TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë Kryeministrja britanike, Theresa May dha dorëheqjen pas problemeve me BREXIT-in. Dorëheqja e May-t lidhet me krizën që ka përfshirë Britaninë e Madhe pas vendimit për të dalë nga BE.
Menjëherë pasi u dha lajmi se deri më 7 qershor do të rrijë në qeveri Theresa May nis dhe gara për zëvendësimin e saj. Gara ka të bëjë jo vetëm me zgjedhjen e një lideri të ri partiak, por edhe me kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar. Për këtë post të rëndësishëm deri më tani janë konfirmuar si kandidatë 4 persona që janë :Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart, ish Sekretari i Jashtëm, Boris Xhonson dhe ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve, Esther McVey.
Theksojmë se ditën e djeshme mes lotëve, në një konferencë për mediet, May tha se nuk arriti dot që t’i bindte deputetët për referendum.