TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi, në Suri, ku një shkollë ëstë ppërfshirë nga një zjarr masiv, ku si pasojë, 19 studentë kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por mësohet se studentët që kanë humbur jetën janë të gjithë nën moshën 20 vjeç, raportojnë mediet e huaja.
“Nxënësit humbën jetën për shkak të zjarrit dhe teksa po tentonin që të dilnin nga ndërtesa“, tha për AFP, Deepak Sapthaley, zyrtar i lartë në departamentin zjarrfikës. Adoleshentët ndodheshin të gjithë në godinë në momentin kur ka rënë zjarri.
Ndërsa, Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet, si dhe kërkoi nga autoritetet vendase që të zbardhnin këtë ngjarje tragjike.