TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Kongo, ku një varkë me një numër të lartë mësuesish është mbytur.
Si pasojë e mbytjes së varkës, mediet bëjnë me dije se të paktën 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa 200 të tjerë rezultojnë të humbur.
Po ashtu, mësohet se kanë shpëtuar 80 mësues të tjerë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur numri i saktë i personave që kanë qenë në varkë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije e se të gjithë udhëtarët kanë qenë mësues, të cilët përdornin varkën, për shkak se rrugët ishin të prishura. Shkak për këtë tragjedi dyshohet se është bërë moti i keq.