TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vangjush Dako mbajti një fjalë në mitingun përmbyllës të fushatës së PS-së në Durrës. Ai i quajti përgjimet “baltë që po u hidhej fitoreve” dhe se ai kishte fituar edhe kur në pushtet ishte PD.
Të njëjtin refren përsëriti edhe Rama që tha se Dako i ka marrë vetë votat dhe njerëzit do e kujtojnë atë me admirim si kryetar bashkie.
“Kush shton baltën mbi Vangjushin dhe bashkinë e Durrësit nuk do që të kujtojë se Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Sali Berisha me gjithë mekanizmat e veta dhe me të gjitha format e mbrapshta. Ata nga të akuzuar janë kthyer në akuzues!
A ka njeri normal që arsyeton që e njeh, sadopak politikën që mund të mendojë se njeriu dhe partia këtu në Durrës, që mundën Saliun me skuadrën e vet me të ndjerin Sokol Olldashi, me Topallin dhe të tjerë kur ata ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mund Lulin, Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe, të kesh mundur Olldashin dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mundur Oerd Bylykbashin.
Ajo që mbetet në gjithë rrugëtim tonë, përballë lumit të baltës janë puna dhe veprat dhe pa asnjë dyshim qytetarët do ta kujtojnë gjithmonë me respekt e admirim periudhën kur kryetar ishte Dako”, – u shpreh Rama në miting.