AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 09:58

Ambasada e SHBA reagon pas raportit të DASH për Shqipërinë: Qeveria…

Ambasada e SHBA reagon pas raportit të DASH për Shqipërinë:

Pas raportit te DASH qe shkruante per vendin tone se nuk permbush standardet minimale per eliminimin e trafikimit, vjen reagimi i ambasades amerikane ne Tirane.

Me nje reagim ne faqen e saj ne FB, ambasada shkruan se megjithate “Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2”.

Reagimi i Ambasades se SHBA 

Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Qeveria rriti financimet për mbrojtjen e viktimave dhe identifikoi dhe ndihmoi më shumë viktima. Lexoni të plotë Raportin mbi Trafikimin e Personave 2018 për Shqipërinë ? https://bit.ly/2L87i0C