TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Batutat në takimet e Ramës me komunitet tashmë janë bërë të zakonshme. Ditën e sotme, Rama u ndal në Karahaxh të Sarandës në kuadër të turit të “llogaridhënies publike”. Në një moment, disa burra kërkojnë mikrofonin për të komunikuar me kreun e qeverisë, por Rama i qëndron parimit “gratë të parat”.
“Juve nuk jeni gra teksa iu shoh nga larg… po s’ja u jap fjalën se s’je grua, ca të them unë”, iu drejtohet Rama, dhe siç vullneti i kryeministrit u bë: fjalën e mori një zonjë.
“Jepja pak (mikrofonin) zonjës me gjyzlykë”, piketon Rama personin e radhës për të marrë fjalën, teksa disa burra sërish u dukën të mërzitur që edhe pse kërkuar të marrin mikrofonin, Kryeministri vendosi ndryshme.
“Mos u mërzisni se s’po iki, do t’iu vijë radha”, iu drejtohet Rama tyre.
Më tej, e merr fjalën një tjetër zonjë e cila i thotë Kryeministrit se në Shqipëri voton për Partinë Komuniste, ndërsa në Greqi për “Syrizën”.
Ajo i shpreh një problem që ka me pronën, ndërsa Rama i këshillon ta drejtojë ankesën e saj në portalin “Shqipërisë që duam”. Fjalën e tij e mbyll me një batutë: Ti voton për partinë komuniste jo për mua!
Pasi asnjë zonjë nuk kërkon të marrë fjalën, Rama shprehet:
“Gratë përpara, burrat prapa. Ja mbaruat gratë tani, tani do ju vijë radha ju”.