TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të dorezohet për familjarët trupi i eksremistit grek Kostandino Kacifas, i cili mbeti vrarë nga RENEA ne Bularat të Gjirokastrës pas dyluftimit për të mos u dorëzuar.
Sipas mediave greke, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangelis Dule, i cili kishte theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Konstantin Katsifos për të bërë varrimin në Bularat.
Protothema shkruan se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.